Miliarderi britanik Nik Kendi, shihet nga të gjithë si një nga favoritët për të blerë Çelsin. Por duket se në tentativën e tij për të bindur komisionin e vlerësimit të ofertave të shumta që kanë mbërritur për klubin, ka vendosur që të përfshijë në projekt edhe një emër shumë të njohur si Xhanluka Viali.

Ish-sulmuesi italian, aktualisht shefi i delegacionit të përfaqësueses italiane, ka krijuar një grup financuesish, “Tifosy Capital & Advisory” dhe ka mbështetjen e fortë financiare të Kendi për një ofertë prej 2.5 miliard paund për klubin londinez.

Viali ka konfirmuar gjithçka për mediat angleze, duke bërë të ditur se ishte gati për të marrë një post drejtuesi te Çelsi, ku ka kryer dikur roli e futbollistit dhe të trajnerit njëkohësisht.

“Jam krenar dhe ndjehem shumë i privilegjuar në mbështetjen e ofertës së Kendi për të blerë Çelsin. Nëse oferta jonë do të jetë ajo e duhura, do të mundohemi të jemi rojtarët më të mirë të mundshëm të këtij klubi”, tha Viali.