HomeBASKETBOLLNis era e ndryshimeve te Vllaznia, ultrasit kuqeblu premtojnë mbështetje të shtunën...

Nis era e ndryshimeve te Vllaznia, ultrasit kuqeblu premtojnë mbështetje të shtunën në ‘Qazim Dervishi’

Tek Vllaznia në basketboll për meshkuj duket se po lëviz diçka për mirë së fundmi. Gjashtë humbje rradhazi në kampionat, duke u renditur e fundit në tabelën e klasifikimit, u shndërruan në një shqetësim të madh për të ardhmen e kësaj skuadre, e cila rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.

Megjithatë, siç është bërë me dije edhe më herët, ditët e fundit ka pasur një reagim pozitiv, ku tashmë pritet zyrtarizimi i rikthimi i presidentit të mëparshëm, Sokol Dibra. Në fakt, me ardhjen e tij duket se ka lëvizur diçka për mirë dhe tashmë së fundmi, u zyrtarizuan edhe dy basketbollistët amerikanë, Njike dhe Smith.

Dyshja amerikane është vendosur menjëherë në dispozicion të trajnerit Damian Bekteshi dhe do të jenë gati për sfidën e javës së shtatë të kampionatit ndaj Besëlidhjes. Kjo ndeshje do të luhet këtë të shtunë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, duke filluar nga ora 18:00.

Ndërkohë, nisur edhe nga fillimi i ndryshimit të situatës te skuadra, kanë lëvizur edhe tifozët shkodranët. Grupimi “Vllaznit Ultras” ka lajmëruar se pasditen e së shtunës do të jetë i pranishëm në pallatin e sportit për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës në kërkim të fitores së parë në kampionat.
Maringlen ZHIVAN

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments