Tirana vjen sot me ndryshime ne ndeshjen e sotme ndaj Vllaznise. Trajneri Shehi nuk eshte me ne krye te skuadres sepse per kete ndeshje “timonier” do te jete Julian Ahmataj.

Ai që në fillim ka zhvilluar taktikë, ndërsa ka zgjedhur edhe formacionin që mund të luajë me Vllazninë.

Kështu, Ahmataj në portë me shumë mundësi aktivizon Abdullahun. Në mbrojtje, Doka, Najdovski, Lulaj, Mici.

Në mesfushë treshen Jonuzi-Lushkja-Deliu. Sulmi do të ketë ndryshime me treshen Hasani, Latifi dhe Jordi Jaku. Lojtari i datelindjes 2006, pra vetem 17 vjeç, ka lindur ne Rreshen dhe eshte formuar si futbollist tek Akademia Shenkolli me Lezhe, u mor nga Dinamo, ndersa kohet e fundit ka kaluar tek Tirana dhe tani është katapultuar menjëherë tek ekipi i parë dhe mund të luajë titullar me Vllazninë në Kukës.

Me këtë lëvizje disa nga futbollistët kryesorë të skuadrës qëndrojnë në stol. Pas stërvitjes së fundit, ekipi ka lënë Tiranën.