Kapiteni i kuqezinjve U17, Mario Mitaj ka marrë ftesën për të qenë në Kombëatren U21 të Shqipërisë.

Edhe pse në moshë të vogël, Mitaj është aktivizuar këtë sezon me AEK e Athinës, duke u bërë lojtari më I ri që ka veshur fanellën e skuadrës greke.

Djaloshi 17 vjeçar aktivizohet në mbrojtje dhe në mesfushë, ndërsa paraqitjet e tij të mira kanë bërë që të vijë ftesa nga trajneri Alban Bushi.

Edhe pse Greqia ka tentuar disa herë ta afrojë në ekipet e saj të moshave, Mitaj ka qenë I vendosur për të pritur ftesën e kuqezinjve, që nuk ka vonuar. Mario Mitaj është produkt I akademisë së AEK, teksa origjina e tij është shkdorane./newsport/