Hasan Lika kërkon respekt maksimal për Vllazninë, por thotë se Luftëtari do të bëjë gjithçka për të marrë maksimumin në këtë ndeshje.

Trajneri i bluzinjve bën me dije se ekipi do të kërkojë fitoren për të vazhduar ecurinë pozitive që ka pasur në javët e fundit.

“Si çdo sfidë, edhe ajo e sot ka objektiv marrjen e maksimumit.

Pavarësisht se ndeshja u shty dhe ne kemi pasur mundësinë për të korrigjuar gabimet e shfaqura në takimet e fundit”, u shpreh fillimisht Lika në konferencën për shtyp.

Në Gjirokastër duan të marrin hak për humbjen e pësuar në “Loro Boriçi” në 26 nëntorin e vitit të kaluar, por e dinë që Vllaznia është një skuadër për t’u respektuar.

Të gjithë e dinë se, vetëm duke e marrë seriozisht këtë sfidë, mund të marrin maksimumin e pikëve.

MUNGESAT– Numri një i kampit bluzi thotë se mungesat janë të rëndësishme, por lojtarët që do të zbresin në fushë do ta bëjnë mirë detyrën e tyre për të marrë fitoren.

“Pavarësisht mungesave përcaktuese dhe lojtarëve të rëndë- sishëm si Jakovljeviç, Aleksi dhe Rroca, në fushën e lojës do të futemi për objektivin maksimal.

Të gjithë futbollistët kanë rëndësinë e duhur, por edhe ata që do të zbresin në fushën e lojës do të japin më të mirën e tyre.

Me shpirt gare dhe forcë grupi, s’ka asnjë objektiv që nuk arrihet.

Jemi ende të rrezikuar kur bëhet fjalë për misionin mbijetesë, por njëherazi edhe optimistë për të synuar ngjitjen sa më lart në klasifikim”, përfundoi Lika i cili siç dihet eshte “dhenderr Shkodre” por gjithsesi sot synon t’i mund shkodranet me skuadren qe ai drejton.