Terbuni i Pukes ka synime ambicioze ne gjysmen e dyte te kampionatit teksa synon te jete nje nga ekipet pretendente per titullin kampion ne kategorine e pare.

Pikerisht per kete arsye, drejtuesit e klubit jane vene ne levizje per ta forcuar skuadren me lojtare te tjere cilesore dhe syte i kane hedhur nga Shkodra.

Drejtori teknik Viktor Gjoni dhe trajneri Elvin Beqiri kane patur keto dite nje takim me drejtuesit e Vllaznise duke i kerkuar lojtare ne forme huazimi. Sigurisht qe jane permendur disa emra dhe ne ditet ne vijim pritet te kete diçka me te qarte ne lidhje me kete çeshtje.

Por nderkohe, mesohet se emri i pare qe mund te bashkohet me pukjanet eshte mesfushori kosovar Albin Sadrijaj. Terbuni ka shprehur interes per kete lojtar dhe po ashtu edhe vete ai me shume mundesi deshiron te qendroje serish ne Shqiperi per te treguar vlerat e tij.

Klubi Vllaznia nderkohe ende nuk e ka bere publike nderprerjen e kontrates me Sadrijajn dhe mbase kjo ka ardhur ngaqe pritet huazimi i tij tek Terbuni e kjo mund te ndodhe ne ditet ne vijim./SHKODRA-SPORT.COM/