Boksierët e Vllaznisë kanë përfaqësuar vendin tonë në një turne të zhvilluar në Komunën e Bujanovcit të Luginës së Preshevës. Kanë qenë pjesmarrës në këtë aktivitet sportistët Ronildo Pirani, Asmer Bilali, Emiliano Çekini dhe Emanuel Kaçaj. Ne kete aktivitet kane marrë pjesë përveç boksierëve të kombëtares shqiptare, edhe boksierë nga Serbia, Kosova dhe Sllovenia. Në fund, boksieri I Vllaznisë Emiliano Çekini ka marrë edhe kupën e boksierit më të mirë të aktivitetit. Në një intervistë për gazetën www.shkodrasport.com, ai ka shprehur kënaqësinë për këtë sukses të arritur. “Kanë qenë ndeshje të forta, sidomos ato me boksierët sllovenë. Unë zhvillova një takim shumë të mirë me një kundërshtar të tillë dhe në fund u vlerësova me kupën e boksierit më të mirë, gjë që më ka thënë jo pak kënaqësi në aspektin personal”- ka thënë ai.Garat e Bujanovcit kanë qenë një test për sportistët tanë në prag të Memorialit Ndërkombëtar që zhvillohet muajin e ardhshëm në Shkodër. I pyetur se cilat do jenë objektivat e Çekinit në garat e vitit 2014, ai është shprehur: “Për momentin jam i përqendruar tek përgatitjet për Memorialin që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Shkodër ku siç dihet do të marrin pjesë boksierë të fortë nga shumë vende të botës. Do kërkoj vend të parë aty, ndërkohë që për vitin 2014 padiskutim që në epiqendër të punës time është të shpallen në mënyrë absolute kampion në peshën time”.Në Bujanovc figurë të mirë sportive kanë bërë edhe boksierët Asmer Bilali e Emanuel Kaçaj që kanë zhvilluar ndeshje shumë të mira duke treguar një formë të mirë sportive dhe premtuese për rezultate të larta në garat e ardhshme.

Gjergj KOLA