Transfertat e janarit tashmë janë mbyllur dhe shumë ekipe kanë lëvizur në merkato. Kampionati kosovar është bërë sivjet shumë i preferuar si nga trajnerët ashtu edhe nga futbollistët shqiptarë.

Madje, tashmë do të kemi edhe një shkodran në këtë kampionat. Bëhet fjalë për mbrojtësin Arsen Sykaj. Lojtari që pak kohë më parë u larguar nga Teuta, mësohet t’i jetë bashkuar ekipit të Drenicës.

Nuk bëhen të ditura detajet e kontratës megjithatë e sigurtë është që deri në fund të sezoni Sykaj do të jetë pjesë e kësaj skuadre.
www.shkodrasport.com