Futbollistët shkodranë përveç paraqitjeve të mira në kampionatet ku marrin pjesë apo dhe me ekipet kombëtare të moshave, po tentojnë të firmosin edhe me ekipe të tjera jashtë Shqipërisë.
Një prej tyre prej dy ditësh ka nisur provën në Itali tek klubi i njohur i Xhenoas.

Bëhet fjalë për mesfushorin e “Albanian Ajax School” Kevin Haveri. I datëlindjes 18 shtator 2001, ai ka nisur të spikasë herët me paraqitjet e tij dhe jo më kot, prej dy vitesh është edhe pjesë e kombëtares U-17 të Shqipërisë.

Këto paraqitje të mira kanë zgjuar interesin e menaxherëve të ndryshëm të cilët ia kanë sugjeruar drejtuesve të Xhenoas.

Prova do të zgjasë disa ditë dhe shpresohet që ta kalojë me sukses. Ditën e sotme ndërkohë, Haveri ka luajtur në miqësoren që ekipi i tij aktual ka zhvilluar ndaj ekipit përfaqësues të Toskanës për 17 vjeçarët.

Paraqitja e tij duket se ka qenë shumë pozitiv megjithatë një vendim përfundimtar për fatin e tij pritet të jepet në ditët e ardhshme.
© shkodrasport.com