Në drejtimin e Pakult, ekipi i Kukësit eshte rikthyer në objektivat e tij. Tashmë verilindorët ndodhen të sigurtë në vendin e dytë, me 8 pikë larg ndjekësit më të afërt.

Kjo ka ardhur kryesisht falë golave dhe formës fantastike që po kalon sulmuesi i këtij klubi, Sindrit Guri.

Në një intervistë për “RTSH Sport”, Guri është shprehur se kërkon të transferohet vetëm në Europë, duke përjashtuar çdo destinacion tjetër për të ardhmen e tij.

Ndërsa sa i përket Kombëtares, sulmuesi i Kukësit shprehet se kjo nuk varet në dorën e tij.

“Kam besuar gjithmonë te aftësitë e mia. Nuk kam pasur mundësinë që t’i shpalos ato në klubet e tjera, por e kam bërë këtë në radhët e Kukësit.

Prandaj më duhet të falenderojë presidentin Gjicin dhe kryesinë e këtij klubi për besimin e dhënë.

Nuk e kam diskutuar me klubin për largimin e tij. Në fundin e sezonit do të bisedojë me Gjicin dhe do të vendosim nëse do të bashkëpunojmë në Europë apo do të largohem nga Kukësi.

Të gjitha zërat për merkaton time deri në këto momente janë vetëm spekulime, megjithatë kërkoj që të luaj jashtë Shqipërisë.

Sa i përket ndeshjes së radhës ndaj Skënderbeut, dua të them se sigurisht që është mirë për të fituar ndaj një ekipi që është elitar.

Ne jemi dukë u përgatitur si në çdo sfidë tjetër, për të kërkuar pikët e radhës që të sigurojmë vendin e dytë. Preferoj të jem pjesë e kampionatit europian, jo në Azi.

Besoj se këtë gjë do ta arrij. Ndërsa për diskutimin e Kombëtares dua të them se dëshira ime është e madhe për ta arritur atë, por ky vendim i përket Panuçit dhe nuk është në dorën time”, është shprehur Guri. /vipsport/