Terbuni ka arritur te siguroje nje tjeter afrim ne diten e fundit te merkatos. Keshtu, mesohet se Josue Ntoya eshte futbollisti me i ri i pukjaneve.
Francezi shtatlarte 1.91 cm luan si mesfushor defensiv dhe eshte aktivizuar me disa ekipe ne Europe. Ntoya eshte afruar per ne qender te mesit te fushes per te luajtur si shkaterrues, aty ku futbollistet te Terbuni jane me pakice per ate pozicion.
Ai eshte nje shkaterrues i vertete dhe mund te luaje ne cdo pozicion te ketij reparti, teksa Ntoya vjen nga skuadra daneze e Eik Tonsberg. Ne karrieren e tij, mesfushori 27-vjecar eshte aktivizuar ne 21-ndeshje, ku ka shenuar vetem nje gol ne 1513-minuta ne fushe.
Tashme, mbetet per t’u pare se sa do te pershtatet tek Terbuni mesfushori francez Josue Ntoya, pasi kuptohet qe trajneri Alert Alcani ka pritshmeri te medha prej tij.
Maringlen ZHIVANI