Në ndeshjen e së dielës, e cila është planifikuar që të zhvillohet në impiantin e “Air Albania”, Shqipëria ka përballjen më të vështirë, atë me Anglinë.
Uefa ka publikuar sot edhe gjytqtarët që do të mbajnë drejtësi në këtë ndeshje mjaft delikate për kualifikuesit Katar 2022.
Madje, do të jetë një gjyqtar me eksperiencë, që ka gjykuar edhe në Kupat e Europës dhe Ligën e Kampionëve.
Bëhet fjalë për Orel Greenfeld, gjyqtarin nga Izraeli që do të gjykojë një nga sfidat tona më delikate, ndërsa i pëlqen që të lejojë më shumë lojë. Gjithsesim mbetet për t’u parë dita e dielë për të diskutuar edhe në lidhje me performancën e arbitrit izrelit…