Kukësi pas një viti do të ketë stadiumin e ri dhe ekipi do t’i rikthente qytetit dhe tifozërisë që e ka ndjerë mungësën e tij. Kështu bëri të ditur Predidenti I Kukësit, Safet Gjici, teksa inspektoi stadiumin ku nga firma ndërtuese u njoh me projektin që sipas tij tashmë është një realitet dhe të hënën do të fillojnë punimet.
Firma ndërtuese do të kryejnë një volum të madh punimesh në të gjithë stadiumin duke përfshirë dhe fushën e re më standarte europiane, më bar natyral, me përmasa 105 x 68 m.
Projekti i stadiumit hartuar nga specialistët më të mirë në këtë fushë ka një kapacitet deri në 8 mijë shikues dhe elementët e tjerë për ndeshjet e Kupave të Europës, por dhe ndeshje ndërkombëtare të ekipeve tona të futbollit.
Impianti garanton siguri të lartë, mjediset për gazetarët, tribunën vip, sallën e konferencave, dhomat e zhveshjes, të mjekëve, kabinat e transmetimi, etj.
Për ndërtimin e stadiumit është dhënë një fond prej 5 mln eurosh , një bashkëpunim mes Qeverisë shqiptare dhe FSHF-së, do të mundësojë ndërtimin e këtij impianti brenda një viti.