Emanuele Ndoj është kthyer në këtë sezon në një prej futbollistëve të përfaqësues shqiptare që po luajnë më rregullisht dhe po paraqiten më mirë me klubet përkatëse.

Mesfushori i talentuar i cili aktivizohet te Breshia, ka treguar gjithë vlerat e tij në këtë edicion me skuadrën në Serinë B dhe që tani e sheh veten mes futbollistëve me të vlerësuar të këtij kampionati.

mri i Ndojit gjendet mes 20 lojtarëve me notat më të larta për paraqitjet në pjesën e parë të sezonit në Serinë B. Portali “TMË” i ka vënë notën mesatare 6,27 futbollistit të Breshias i cili ka rënë në sy në këto javë si një regjisor i mirëfilltë në mesfushën e klubit të tij, duke dhënë edhe asist për gol.

Ndoj ka veshur në 4 ndeshje fanellën e përfaqësueses shqiptare, ndërsa arriti të shënonte edhe gol në takimin kundër Ukrainës në qershorin e këtij viti. Trajneri Panuçi e grumbullon rregullisht futbollistin dhe në eliminatoret e Europianit, pritet t’i japë më shumë hapësira aktivizimi nëse vazhdon të luajë kaq rregullisht. /vipsport/