HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë pikë larg titullit kampion, Laçi synon t’i prishë festën Tiranës

Një pikë larg titullit kampion, Laçi synon t’i prishë festën Tiranës

“Nuk është koha për festa, mendojmë vetëm për fitore!” Postimi i Laçit në prag të ndeshjes me Tiranën është i qartë. Kurbinasit për t’ju prishur festën bardhebluve.

Tirana, të cilës i mjafton një barazim për të siguruar matematikisht titullin, është e paralajmëruar. Sfidë mes dy vendeve të para të klasifikimit, dhe dy skuadrave më të mira të këtij kampionati.

Tirana shkon në Laç pas disfatës me Kastriotin, dhe i duhet të ringrihet përballë bardhezinjve të Shpëtim Duros, që përveçse kërkojnë të blindojnë vendin e dytë, luajnë edhe për prestigj përballë tifozerisë së tyre, një sfidë rivaliteti të ndier.

Jo rastësisht klubi ka vendosur që hyrja në stadium të jetë falas, kërkon mbështetjen e fansave kurbinas, ndoshta edhe për një revansh për atë disfatë që pësoi në “Air Albania”, që rezultoi trampolina vendimtare për Tiranën drejt titullit duke i prerë për më shumë se një fazë gjunjët Laçit.

Tanimë në drejtimin e Duros skuadra ka rigjetur buzëqeshjen me kualifikimin në finalen e Kupës dhe rikthimin te fitorja në kampionat. Tekniku beson se skuadra që ka në dispozicion nuk është aspak inferiore ndaj Tiranës dhe ky është një rast për ta provuar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments