Kategoria e Parë do të rikthehet këtë fundjavë me sfida interesante dhe takimet do të luhen të shtunën, me përjashtim të takimit Vllaznia-Besëlidhja që do të luhet ditën e diel duke qenë se të premten luan Kukësi në Shkodër. Fitorja me Besëlidhjen, i jep Vllaznisë thuajse edhe matematikisht “biletën” e rikthimit në Superiore.

Ndërkohë, takime interesante janë ato të mbijetesës në Grupin e Veriut, ku bien në sy dhe ka rivalitet në sfidat mes Vorës e Burrelit si dhe Ilirisë e Shënkollit.

Në Grupin B, Bylisi pret Egnatian e vendit të tretë në Ballsh, një sfidë ku ballshiotët do ta fitojnë me çdo çmim, ndërsa Besa e ka pushim këtë fundjavë. Oriku pret Lushnjën, në një sfidë prestigji për të besuarit e Sakajt që duan vendin e tretë.

Ndërkohë, Turbina pret Apoloninë dhe Elbasani pret Tomorin në duelin e mbijetesës./Vipsport/

KATEGORIA E PARË – Java 21

GRUPI A

Play-off

Të shtunën, 30 mars 2019

Dinamo-Korabi 15:00

Të dielën, 31 mars 2019

Vllaznia-Besëlidhja 15:00

Erzeni pushim

Play-out

Të shtunën, 30 mars 2019

Vora-Burreli 15:00

Iliria-Shënkolli 15:00

Veleçiku pushim

GRUPI B

Play-off

Të shtunën, 30 mars 2019

Bylis-Egnatia 15:00

Oriku-Lushnja 15:00

Besa pushim

Play-out

Të shtunën, 30 mars 2019

Turbina-Apolonia 15:00

Elbasani-Tomori 15:00

Pogradeci pushim