Veleçiku ia doli ta mbyllte kampionatin e fundit ne mesin e tabeles se renditjes, duke arritur ne kete menyre edhe objektivin e vet. Por nderkohe futbollisti qe ka spikatur me se shumti ne rradhet e kesaj skuadre ka qene sulmuesi Brajan Shekaj.

Ai arriti te shenonte plot 14 gola, por nderkohe ka patur edhe shume asiste dhe raste te tjera shenimi duke spikatur si nje nga sulmuesit me te mire te kampionatit dhe jo me kot u rendit i dyti mes golashenuesve me te mire te kampionatit te kategorise se dyte.

Si rrjedhoje e kesaj paraqitje, gazeta “Shkodra Sport” meson se ne adrese te ketij lojtari ditet e fundit ka patur interesime nga disa skuadra te kategorise se pare dhe madje kane filluar edhe bisedimet per transferimin e tij.

Kuptohet qe te gjithe ekipet kane nevoje per sulmuese cilesore dhe mosha e Shekajt dhe tiparet e lojes se tij, bejne qe ai te jete i pelqyeri i ketyre ekipeve. Ne ditet ne vijim me siguri qe do te kete gjera konkrete ne lidhje me te ardhmen e ketij futbollisti.

Largimi i mundshem i Shekajt nga Veleçiku do te krijonte probleme per sulmin e kesaj skuadre, megjithate koplikasit do te ishin njekohesisht krenare qe nje futbollist i tyre do te vijonte karrieren ne nje skuader tjeter me me emer./www.shkodrasport.com/