Futbollistët shkodranë janë të hapur nëpër të gjithë Shqipërinë teksa ato luajnë në Superligë, në të parën por edhe në të dytën. Në këtë të fundit sot ka spikatur një futbollist 20 vjeçar i cili ka qenë protagonisti kryesor në fitoren e thellë të Partizanit B ndaj Gramshit në shifrat 7-2.
Në këtë rezultat, kontributin më të madh e ka dhënë futbollisti shkodran Senad Hysenaj i cili ka shënuar plot 4 gola ndonëse nuk luan si sulmues.
Kujtojmë këtu se ky futbollist u largua në janar të ketij viti nga Vllaznia për tek Partizani, skuadër ku ende nuk ka gjetur hapësira aktivizimi tek ekipi i parë.
Për këtë arsye, drejtuesit e klubit e kanë kaluar tek ekipi B dhe aty po bie në sy. Këtë e tregon më së miri katërgolëshi i shënuar sot.
www.shkodrasport.com