Armando Broja ka debutuar me gol në ndeshjen e tij të parë në grupet e UEFA Youth League, atë që cilësohet si Liga e Kampioneve për të rinjtë.

Sulmuesi i talentuar shqiptar i përfaqësueses U21, ka gjetur rrjetën në takimin e parë në grup që pa të rinjtë e Çelsit të luajnë në shtëpi përballë bashkëmoshatarëve të Valencias.

Broja ishte titullar në këtë duel, duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare. Ai gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 61-të të takimit, duke çuar përkohësisht shifrat në 3-2 për skuadrën e tij, e cila më pas nuk arriti të administronte rezultatin dhe u barazua në 3-3, shifra me të cilat u mbyll e gjithë ndeshja. Broja u zëvendësua në minutën e 91-të nga trajneri i Çelsit në këtë duel.

Çelsi gjendet në një grup me Valencian, Ajaksin dhe Lilën, ndërsa dy ekipet e para të çdo grupi kalojnë në fazën tjetër të turneut. /vipsport/