Vllaznia e 19 vjeçarëve ka fituar Kupën e Shqipërisë duke mundur në finale Tiranën me rezultatin minimal 0-1.

Ishte një start loje i qetë teksa shkodranët kaluan në avantazh në minutën e 24-ët me ane të një supergoli nga Delaj.

Vlen për tu përmendur që ishte gjuajta e parë nga dyja skuadrat deri në momentin që Vllaznia kaloi në avantazh.

Në pjesën e dytë bardheblutë tentuan të provojnë të pamundurën, por nuk ja dolën dot.

Vllaznia e të rinjve bëhet kështu simetrike e Vllaznisë e cila gjithashtu fitoi Kupën e Shqipërisë mbrëmjen e djeshme.

 

FT| Vllaznia-Tirana 1-0

Delaj 24′