Ka marr fund dilema për transferimin e futbollistit të Laçit, Ersil Ymeraj. Mesfushori është prezantuar ditën e sotme tek ekipi kosovar i Llapit. Futbollisti nga Kopliku i Malesise se Madhe, i cili është rritur tek Akademia Vllaznia dhe me pas eshte aktivizuar tek Veleçiku, Kamza dhe Kastrioti ka firmosur për 6 muaj me klubin kosovar.

Lajmin për nënshkrimin me Ymerajn e ka bërë të ditur vetë KF Llapi.

Njoftimi i Klubit të Llapit:

Zyrtare: Ersil Ymeri i bashkohet Llapit

Nënshkruan kontratë gjashtë mujore me mundësi vazhdimi edhe për 1 vit

Durrës, 17 janar 2020 – Mesfushori i qendrës, Ersil Ymeraj edhe zyrtarisht është pjesë e Llapit. Gjatë ditës së sotme, 25 vjeçari nga Shkodra iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës në Durrës për fazën përgaditore.

Ersil Ymeraj, 25 vjeç, i lindur më lindur më 06.07.1994 në Shkodër. Mesfushor ofanziv që vjen nga KF Laçi. Ka bërë karrierë edhe për nga një edicion tek FK Veleçiku, FC Kamza dhe KS Kastrioti./newsport/

MIRËSEVJEN ERSIL YMERAJ