Në orën 15.30 në fushën sportive “Reshit Rusi” do të luhet ndeshja e kthimit e turit të parë të Kupës së Shqipërisë, ajo në mes Vllaznisë dhe Burrelit.

Takimi i parë i luajtur para dy javësh në Burrel, siç dihet ka përfunduar në barazim 1-1. Për përballjen e sotme FSHF ka përzgjedhur një treshe arbitrash nga kryeqyteti për ta drejtuar atë.

Kryesor do të jetë Besnard Kaimi ndërsa asistentë Ermal Barushi dhe Ergin Morina. Arbitër i katërt do të jetë lezhjani Edvin Hoxha dhe po nga ky qytet do të jetë edhe vëzhguesi i arbitrave Engjell Pjetrushi.

Sakaq, delegat i FSHF-së është Përparim Laçi nga Puka. Në këtë ndeshje pritet një fitore e Vllaznisë e cila ka objektiva për të vazhduar edhe më tej në këtë kompeticion.
© shkodrasport.com