HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë Vllazni katastrofë sot, koha për një analizë të thellë

Një Vllazni katastrofë sot, koha për një analizë të thellë

Vllaznia zhvilloi një ndeshje katastrofë sot. Skuadra kuqeblu zhgënjeu në të gjitha drejtimet.

Sulm i dobët dhe pa saktësinë në gjuajtje, në ato pak raste që u krijuan, shoqëruar edhe me një mbrojtje të hapur, bënë që Egnatia të shënojë 3 gola ndaj Vllaznisë, duke bërë që ta fitojnë ndeshjen dhe në mbyllje u fiksua rezultati përfundimtar për Egnatian, 3-0. Diagne, Adili dhe Bulatoviç zhvilluan një ndeshje tepër të dobët, ndoshta nga ma të dobëtat në karrierën e tyre.

Një humbje, e cila kërkon patjetër vëmendjen e duhur përmes një analize serioze, pasi situata të tilla, kur Vllaznia luan një ndeshje katastrofë në të gjitha drejtimet, duke u mundur kështu, nuk është përsëritur në asnjë ndeshje tjetër të mëparshme.

Tashmë në vazhdim për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, stafi teknik i Vllaznisë, me në krye trajnerin Elvis Plori, ka kohë mjaftueshëm që të ndryshojë diçka te këta futbollistë, të cilët nuk kanë arritur që të japin më të mirën e tyre, në përballjen e sotme të shkodranëve ndaj Egnatias, duke lënë shumë për të dëshiruar.


Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments