Ndeshja me Vllazninë ishte konfirmimi i radhës për periudhën e tersit që po kalon Dinamo. Për të disatën herë radhazi, blutë kanë pasur mundësinë e artë për të shënuar të parët, por nuk ia kanë dalë.

Rimal Haxhiu doli i vetëm përballë portierit, por nuk shënoi. Menjëherë më pas blutë pësuan gol.

Kështu ka ndodhur me Dinamon edhe ndaj Laçit dhe veçanërisht ndaj Teutës.

Duket si një mallkim goli për Dinamon, një mallkim i dyfishtë, ku shpërdorimi i rasteve është bërë një ritual i zakonshëm, ndërsa ndëshkimi vjen me lehtësi. Goli i Sofranakut në Shkodër ishte i pari për skuadrën blu nën drejtimin e Devollit.