Eden Hazard është i zhgënjyer me pozicionin e tij në Real Madrid.

Mesfushori nuk ka hyrë në fushë në ndeshjen e javës së 29-të të La Ligës kundër Barcelonës (0:4). Ai nuk ka luajtur në asnjë nga shtatë “El Clasico”-t që kur iu bashkua Real Madridit nga Chelsea në vitin 2019.

Hera e fundit që belgu hyri në fushë ishte pak më shumë se një muaj më parë, kur ai luajti 6 minuta në ndeshjen e javës së 25-të të La Liga kundër Alaves (3:0).

“Eden donte shumë të luante kundër Barcelonës. Ai është i mërzitur. Hazard nuk ka qenë kurrë në formë kaq të mirë në të gjithë karrierën e tij”, ka thënë një person i afërt me lojtarin, sikurse citon Goal.com.

Trajneri Carlo Ancelotti nuk e sheh Hazardin në Real Madrid. Vinicius Junior luan gjithmonë në të majtën e sulmit dhe Marco Asensio dhe Rodrigo konkurrojnë për një vend në krahun e djathtë të sulmit.

Real Madrid dëshiron të ndahet me Hazard verën e ardhshme. Me shumë mundësi ai do të shkojë në huazim dhe Madridi do t’i paguajë një pjesë të pagës. Paga e lartë e belgut e bën shitjen pothuajse të pamundur te Real Madrid. Hazard merr rreth 14 milionë euro në vit.

31-vjeçari ka bërë 22 paraqitje për Real Madridin në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar 1 gol dhe duke dhënë 2 asistime.