Sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi, është padyshim një nga më të dalluarit te kampionë bardheblu. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, 25-vjeçari nga Kumanova, foli në lidhje me këtë sukses fantastik të arritur si dhe për objektivin e radhës që është “Këpuca e Artë”:
“KËPUCA E ARTË”: Objektivin kryesor e arrita, falënderimi i takon Zotit. Nuk kemi pasur kundërshtar, e kemi dominuar. Do bëj maksimumin deri në fund, janë edhe 3 ndeshje, se çfarë do të ndodhë do ta shikojmë.
E bëmë enkas për të mundur Partizanin dhe të shpalleshim kampion (bëj shaka). Fituam derbin dhe fituam kampionatin. Nuk ka më mirë. Peng kemi ndeshjet para Partizanit, nuk kemi bërë lojën që bën Tirana me sulme dhe dominim. Sot treguam fytyrën tonë, fytyrën e Tiranës.
Jam shumë i lumtur, po bëj më të mirën për të kapur Kombëtaren. Do bëj maksimumin tim që trajneri i Kombëtares të shikoj çfarë po bëj unë. Edhe në qoftë se nuk më fton, do punoj fort. Unë këtë titull ja dedikoj familjes time, sepse e meriton”, u shpreh Seferi.