Kriza e Koromavirusit e detyroi UEFA-n që të shtyjë në verën e vitit 2021 eventin më të rëndësishëm të vitit në futbollin europian.

Por pas diskutimeve të brendshme dhe me partnerët, Komiteti Ekzekutiv i këtij institucioni (pjesë e tij edhe edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka) ka vendosur që turneu do të njihet ende si “UEFA EURO 2020”.

Ky vendim i lejon UEFA-s të mbajë vizionin origjinal të turneut për të festuar 60 vjetorin e Kampionatit Evropian të Futbollit (1960 – 2020).

Për më tepër do të shërbejë për të kujtuar se si e gjithë familja e futbollit u bashkua për t’iu përgjigjur rrethanave të jashtëzakonshme të pandemisë COVID-19 dhe kohërave të vështira, që Europa dhe bota duhej të kalonin në vitin 2020.

Një ndryshim i emrin të ngjarjes do të thoshte shkatërrimin dhe riprodhimin e shumë materialeve që kanë logon e “Euro 2020” e për rrjedhojë humbje të mëdha financiare.