Tashmë është bërë e ditur që e ardhmja e sulmuesit të Kukësit Sindrit Guri, do të jetë në kampionatin belg.

Sipas asaj që raporton “Super Sport”, ka pasur një ofertë zyrtare nga një klub belg, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Oferta e paraqitur te klubi i Kukësit kapte vlerën e 500 mijë eurove për arkat e klubit dhe 1 milionë euro për 3 sezone në drejtim të Gurit.

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici është shprehur më herët se do të pranojë një ofertë 1 milion euro, por ende nuk dihet se çfarë do të bëjë me ofertën e paraqitur në klub. /Vipsport/