Pak kohe më parë ju informuam se Oneda po kalonte një periudhe stervitore në Rome dhe tashmë po i veme re frutet e punës së saj disa javore atje.

Në Kampionatin Kombëtare të këtij viti të zhvilluar me 3 Nëntor në Shkodër ajo u shpall përsëri Kampione e Gjimnastikes Artistike si edhe sportistja më e mirë e vitit. Ky është i gjashti vit rradhazi që ajo mbetet kampione në fuqi dhe hyn në historine e Gjinastikes Artistike Shqiptare si gjimnastja më me shumë tituj kampion deri më tani.

E pyetur se dhe për sa kohe do të vazhdoj të mbretëroje në gjimnastiken shqiptare ajo u pergjigj: Kur pasioni dhe trupi të më shuhen, nuk kam ndërmend të heq dorë nga gjimnastika asnjëhere, në një mënyre apo tjetër ajo do të jetë gjithmonë e pranishme në jetën time.
Ndoshta nuk do t’i përkushtohem plotësisht si deri më tani, por nuk terhiqem, dhe, pse jo se shpejti mund të më shikoni si një nga tranieret më të reja të Gjimnastikes në Shqiperi.

Dhe ne na erdhi shumë mirë ta dëgjonim këtë sepse pikërisht në këto momente kur gjimnastika në shqipëri po rilind, do të kemi mundësine që fëmijët tanë të rriten dhe të sterviten me frymën e një kampioneje si Oneda Reçi dhe ndoshta të kemi dhe pjesmarrës dhe medaliste në aktivitete ndërkombëtare si dhe vete ajo.

Dhe pikerisht në lidhje me këtë teme ajo gjithashtu na informoi se megjithse e priste një garë të suksesshme ndërkombëtare këtë vit ajo tha se për arsye ende të pasqaruara mirë tek ajo nuk mundi të konkuronte në turneun “Horizon Cup” ne Greqi. “

E vetmja gjë që mund të them përsa i përket kësaj është se ndoshta Zoti dëshironte të më mbante ende të motivuar dhe të mos e mbyllja këtu përpjekjen time për pjesmarrje ndërkombëtare…” -u shpreh ajo.
Dhe ne nuk e ngacmuam më tepër por i uruam asaj fat dhe suksese si sportiste dhe akoma më shumë në fillimet e saj në punën me gjimnastet e vegjel./all-sports/