Nga Namik MEHMETI

I vetmi lajm qe buroi nga takimi i Presidentit Ilir Meta me sportistet veterane ne Shkoder ku iu dha çmimin “Mjeshter i Madh”, 10 sportisteve te njohur shkodrane ne aktivitetet kombetare e nderkombetare si dhe super-vleresimi, ndonese me vonese, “Nderi i Kombit” per zotni Feti Dizdarin, ishte ai i dy portaleve te qytetit verior, “SHKODRA SPORT” DHE “Shkodraweb”.

Per çudi shtypi shqiptar heshti ndaj nje feste sportive e familjare qe me duket se iu pergjigj linjes se kryeministrit Rama, sipas te cilit keto çmime te Presidentit jane fallso.

Dhe kete ndonese e shprehu ne Korçe, ka per ta kuptuar se keshtu eshte edhe per vleresimet e merituara, e ndoshta me vonese per nje ajke qe nuk shterr ne sportin shkodran.

E si mund te jene fallso per nje emer te nderuar e te respektuar ne Shkoder e Shqiperi, madje edhe ne Kosove si zotni Feti Dizdari. Zotni e paten thirre ne vazhdimesi shkodranet edhe kur kjo fjale u hoq nga fjalori pedagogjik ne vitet e diktatures komuniste, qe i ndjeu mbi shpatullat e tij edhe Feti Dizdari.

Si fallco kur me shume se gjysmen e viteve qe jetoi, ia dali sportit te atletikes, ku Vllaznia per femra u shpall per 17 vite me rradhe kampione e Shqiperise dhe si trajner i saj pergatiti me dhjetra vajza kampione e rekordmene, bile disa nga ato 10 Mjeshtra te Medhenj qe u nderuan te enjten.

E do te jete ofenduese ky fallcitet qe doli nga goja e nje kryeministri ish- sportist, edhe per shoket e mi te rinise si Selami Dani, Viktor Jubani, Ismet Hoxha, Millan Vaso, Fatmir Axhani, Ferid Borshi, Artan Bushati, Nikolin Qyrsaqi si dhe dy zonjave shkodrane, Artenca Tufi e Millojka Vaso, te cilat i perkasin familjeve sportive Tufi e Vaso.

Te 10 Mjeshtrat e Medhenj te lartpermendur qe une i kam njohur qe ne bankat e shkolles, i kam patur me dhjetra here personazhe ne artikujt dhe komentet e mia sportive, ne shtypin sportiv lokal e kombetar, ne Radio Shkodra e Radion Tiraa, ne TVSH e ate lokal TV Shkodra dhe TV Rozafa, edhe ne vitet kur jane shkeputur nga sporti, por nuk kane braktisur ate duke u afirmuar edhe si trajnere te ekipeve te Vllaznise apo edhe te ekipeve kombetare, si drejtues serioz te sportit ne zyrat e klubit Vllaznia.

Si te gjithe bashkeqytetaret e mi, edhe une ndonese larg per te trokitur nje gote, i uroj atyre jete te gjate dhe familjeve te tyre qe jane ndare para kohe nga jeta, por te njejtat urime dhe respekt.

Kushdo nga sportistet e Shkodres qe ka lene emer dhe ka dhene kontribut per Vllaznine, nuk mund te perjashtohet nga keto çmime simbolike, pasi i bejne nder edhe Shkodres. Ndaj shtypi shqiptar nuk duhet te heshte ne te tilla festa sportive.
Namik MEHMETI
Firenza, Itali