Kategoria Superiore rikthehet ditën e sotme të zhvillojë dy ndeshjet e saj të radhës të javës së 17-të, teksa të dyja takimet do të luhen në të njëjtin orar, në 13:45.

Në stadiumin “Elbasan Arena”, do të luhet sfida Partizani-Kastrioti. “Demat” kërkojnë vazhdimësinë teksa synojnë suksesin e dytë radhazi nën drejtimin e trajnerit Dritan Mehmeti.

Skuadra krutane gjithashtu kërkon vazhdimësinë pas suksesit javën e kaluar ndaj Teutës.

Në stadiumin “Arena Egnatia”, do të zhvillohet dueli Teuta-Laçi. Kampionët në fuqi të Shqipërisë synojnë të dalin nga kjo ecuri negative, teksa kërkojnë fitoren ku i mungon prej 4 ndeshjesh.

Skuadra kurbinase e Mirel Josës kërkon që të ruajë këtë ecuri pozitive teksa synon fitoren pas barazimit ndaj Skënderbeut javën e kaluar.