Sfida e shumepritur Vllaznia- Tirana eshte shtyre per te dielen dhe natyrisht qe interesi per te eshte i madh ne te dy kampet. Ne Shkoder mezi e presin “klasiken”, nje ballafaqim qe gjithmone ka prodhuar momente te bukura dhe njeri nder ata qe i ka provuar ndjesite e te luajturit me te dy skuadrat eshte edhe Gilman Lika.

Ai ka dhene nje interviste per “Oversport” teksa ka folur per ndeshjen e se dieles, per te cilen ai eshte shprehur se nuk ka favorite dhe shanet per fitore jane 50 me 50.

“Mendoj se do te jete nje ndeshje shume e bukur, eshte klasikja e kampionatit shqiptar. Aq me teper qe kjo ndeshje vjen ne kete pike ku Vllaznia dhe Tirana te konkurrojne per vendin e pare. Kuptohet qe secili ekip do te mundohet te jape maksimumin per te marre fitoren, por une jam i mendimit se shanset te dy ekipet i kane te barabarta.

Pika me e forte e Tiranes eshte kundersulmi dhe atij duhet t’i ruhet Vllaznia por nga ana tjeter ka edhe shume lojtare cilesore ne perberjen e saj qe jane te afte edhe kur sulmojne, por edhe per administrimin e lojes. Vllaznia nga ana e saj ka treguar oshilacione ne kete fillim kampionati, por kete here jam optimist sepse ajo vjen pas ndeshjes me Kukesin, te cilen do ta konsideroja me te miren e deritanishme dhe besoj se do te vazhdoje me kete ritem.

Nese vazhdon me kete ritem dhe ecuri, jam i bindur se Vllaznia do te ece e sigurte drejt titullit kampion. Edhe ndaj Tiranes duhet te tregoje se ndeshja me Kukesin nuk ishte rastesi. Me behet shume qejfi per Markun se ia njoh cilesite e tij sepse kam luajtur me te te Vllaznia, ia di cilesite dhe mendoj se ka per te bere shume me teper. Mendoj se Gurishta eshte lider te Vllaznia, edhe Hakaj i ka cilesite per te qene lider, ashtu si Latifi, Boshnjaku e ndonje tjeter sepse ekipi duhet te kete lidera qe ta terheqin skuadren perpara”- shprehet Lika.

Ai ka provuar te luaje ne te dy skuadrat perballe njeri- tjetrit dhe nderkohe mban mend shume ndeshje interesante dhe emocionet qe ka perjetuar ne keto takime, por veçon njeren prej tyre.

“Ajo qe me ka mbetur me shume ne mendje eshte finalja e Kupes se Shqiperise ne vitin 2008 kur une luaja me Vllaznine dhe fituam 2-0 duke merituar kupen. Ndersa me fanellen e Tiranes, me kujtohet nje ndeshje ne Shkoder kur ndeshja perfundoi ne barazim 2-2, por u be nje klasike shume e bukur ku rezultati fillimisht shkoi 2-0 per Vllaznine, por me pas arritem te barazonim”./SHKODRA-SPORT.COM/