Nga NAMIK  MEHMETI

VLLAZNIA me ngjitjen e saj ne Superiore, pasi la mbrapa shpine nje sezon qe tani vlene per satistika, basbke me prezantimin shpresedbenes, me fitore e nje barazim, hapi nje rreze drite, duke sjellur me vehte edhe sportdashesit e saj.

Pra mbas nje thatesine ne shkallet e stadiumeve te futbollit shqiptar, “Loro Boriçi” i dha shije ndeshjes se pare ndaj Lacit (1-0), kur tribuna kryesore kur e shihje gjate transmetimit te kronikes se ndeshjes, te afronte kenaqesine e shijimit  te atij ballafaqimi qe do te numeronte jo me shifra dhjeteshe e qindeshe, por ne disa mijera. Dhe jo pak si fillim 3000-4000 spektator.

Duhej te ndodhte nje fenomen i tille, kur Vllaznia kishte nisur mbare pregatitjet, po ndernerrte nje merkato te besueshme dhe mbi te gjtha ekipi ishte vene nen drejtimin e nje trajneri te huaj, ku Jonuz dukej se ishte gjetja me e duhur, per t’i kthyer Vllaznise besimin ne nje qendrueshmeri ne Superiore.

Ngjarjet qe shoqeruan duelin tashme historik Vllaznia -Tirana, te bera te njohura ne transmetimet televizive, ne shtypin sportiv dhe ate periodik, ne shfaqjet e opinioneve nga stafi shkodran Lici -Jonuz, sikur ishin nje bresher me stuhi, ne qetesine e kampit shkodran dhe ne tribunat e Loro Boriçit”.

Natyrisht as qe duhet te injorohet qendrimi jo kulturor i tifozerise shkodrane, hedhja e shisheve plastike ne fushe e veprime te tjera. Federata, Komisioni i Disiplines, meqe nuk kane asnje tregues ne rritje e perparim te kampionatit shqiptar, treguan nepermjet masave drastike ndaj nje “foshnje” qe  kerkonte me te shpejte per te hyre ne gjirin e familjes te Superiores dhe per te lene pas shpine zonen e mbijeteses.

Kater ndeshje Loro Borici” pa sportdashes eshte sikur Vllaznia te filloje kampionatin me minus 6 pike. Duhej nje mase ndeshkimi por akoma nuk analizohet nga strukturat e Federates protogonisti i kesaj maskarade qe nxiti nje bilbil i deshtuar per te qene jo me i arenes nderkombetare, por as i asaj kombetare.

Pra Jorgji me ate fodullek e mendjemadhesi per te mos akorduar dy penallti, qofte edhe nje, pasi ishin flagrante nderhyrjet e mbrojteseve kryeqytetas. Ish gjyqtari nderkombetar Arsen Hoxha i beri nje epikrize aq profesioonale gjykimit te Jorgjit, qe dikush tjeter me nje seder e formim qytetar e kulturor, do ta kishte vare  bilbilin ne gozhde.

Ca ka dashur te tregoje me kete veprim Jorgji? Nje hakmarrje primitive ndaj asaj qe Shkodra ate e ka shpallur ne 2017 “non Grada”?. Sigurisht qe Shkodra ka patur te drejte per nje vendim te tille dhe Jorgjit kjo duhej t’i kete vlejtur si nje mesim. Nuk e di sa do te zgjas nje qendrim kritik i Federates sone e organizmave te saj ndaj Jorgjit.

Kujtoj qe ne ndeshjen e Seria A ne Itali ne mes Fiorentina-Napoli gjyqtari MASSA dhe gjyqtari ne Var-i Valeri u pezulluan menjehere pas ndeshjes per gabime qe bene buje te madhe ne stadium e jashte tij.

Ajo qe terheq vemendjen pas takimit Vllaznia -Tirana, eshte optimizmi i stafit drejtues te shkodraneve. Thirrjet e trajnerit Jonuz ndaj spektatoreve, qe mos te braktisin Vllaznine, te administratorit Lici dhe kapitenit Lika se çdo gje do vazhdoje normalisht tek Vllaznia, te bejne me besue se ekipi do ta harroje shpejte kete goditje dhe se spektatoret do te jene perseri prane ekipit te zemres, pasi jane mesuar dhe i kane provuar, duke mos harruar se si Jorgji ato kane fishkelluar edhe shoke te tij paraardhes tek i dilnin ne mbrojtje Partizanit apo Dinamos dhe kohet e fundit edhe Tiranes.
Firenze 6 shtator 2019