Lajmi i publikuar pak minuta me pare nga “Shkodra Sport” konfirmohet nga vete lojtari. Kamelio Palushani nuk do te jete me pjese e Vllaznise. Nje gje te tille ai e ka bere te ditur permes nje postimi ne rrjetet sociale, ku natyrisht nuk mund te mungonin edhe pakenaqesite ne lidhje me drejtuesit kuqeblu.

“Faleminderit Vllaznia qe nuk me dhe ate qe meritova. Nuk jam i lumtur qe u largova nga ky klub i madh e me tifozerine me te madhe por ishte zgjedhja me e mire qe te largohem sepse ketu nuk ka MERITOKRACI”.- shkruan ai.

Vetem kaq ka shkruar Palushani, por pa lene te kuptoje se ku do te shkoje ne te ardhmen. Shenkolli mund te jete nje opsion i rendesishem, por mund te kete edhe te tjere qe do te dalin ne skene.

Kuptohet qe kur ka ndarje ka edhe pakenaqesi megjithate kjo eshte zgjedhja qe kane bere pjestaret e stafit teknik te Vllaznise duke i besuar brazialieneve Wenderson dhe Emerson, apo dhe Zogajt e Pusit per repartin e sulmit.
www.shkodrasport.com