Nga Ridvan TULA*

Nje penallti e mohuar ne dem te Vllaznise, a mjafton per t’u shfajesuar?

7 kartona te verdh 1 karton i kuq??? Nqse këto kartona lirojne ekipin nga kartonat duke humbë aktivizimin ne ndeshjen me Skenderbeun dhe fillimin e fazes se 4-t pa kartona te mbartur, zgjidhje e drejte, te lumte Nesti.

Jam nder te paktet qe jam munduar te prodhoj entuziazem per ekipin, stafin dhe sportdashesit si dhe nga larg, te kontribuoj me keshillat e mia. Jo pse jam me profesionist se te tjeret, por se jam larg presionit.

Prapëseprapë nuk mjafton. Tashme eshte koha e se vertetes dhe per rrjedhoje…

Vllaznia e mbyllte fazen e 2-te ne vend te parafundit dy pike larg Teutes. Edhe nje ndeshje qe te mbyllet faza e 3-te dhe ne perfundim mund te kemi te njejten renditje (ju kujtoj qe Teuta pret Laçin e Vllaznia pret Skenderbeun). Uroj qe mos te ndodhe!

Në qoftë se ndodh…

A do te mundet Nesti të kerkojë qe te presim prapë?

Personalisht nuk mund te pres me.

A do te vazhdojne reagimet si “fajtore qe ta kepusin shpirtin” duke pranuar pergjegjsite sebashku, staf dhe futbollistë?

Personalish nuk e quaj profesionale dhe ne menyre figurative them qe ne nje aksident nuk mund te fajesohen njekohesisht “edhe shoferi edhe makina”.

Ku po gabohet?

“Filozofia e barazimit” ne kushtet qe ndodhet Vllaznia, gjithmone sipas mendimit tim, eshte gabimi qe ndodhemi ketu ku jemi.

E kemi degjuar shpesh para ndeshjeve se “objektivi qe na serviret” eshte: “Nuk duhet te humbasim”!? Atehere rezultati mbas “skanerit”:

-Fitore me Lushnjen “e dini sepse”…Fitore me Teuten “e merituar”, fitore me Flamurtarin “qe luajti me 7 lojtare mangut si dhe tre gola te falur nga portieri”.

Barazime me Luftetarin, Kamzen dhe Partizanin. Humbje per shkak te barazimit te luftuar me Laçin dhe Kukesin.

Pra, plot 5 ndeshje qe kerkoni qe te mos i humbisni, si pasoje 3 barazime, 2 humbje, skuadra keto qe nuk jane rivalet tuaj direkt per mbijetese.

3 pike qe mund te grumbullonit me vetem 1 ndeshje te fituar, plus qe mund t’i jepnit mundesine vehtes per me shume, me 4 ndeshjet e tjera ne dispozicion.

I bindur qe kam mirekuptimin tuaj, edhe ne qofte se jo, jam i detyruar t’iu kujtoj qe ne vazhdim te fazes se 4-t objektivi i vetem per çdo ndeshje duhet te jete: “FITORJA”.

Dhe me Teuten te mos humbet ndeshja ne asnje menyre. Gjithashtu prape mbetem ne te njejtin mendim te para disa javeve kur ju kam sugjeruar qe te rishikoni: Lojtaret e sulmit si dhe menyren se si sulmoni.