Kjo Kombetare – gjithe shqiptare! Po na ben vertet krenare te gjithe ne shqiptareve kudo qe jemi ane e kend botes. Fatkeqesisht te shperndare si zogjte e Korbit, pak per fajin tone e shume per faj te politikes antishqiptare te politikaneve tane palaço, tradhetare e sharlatane, por edhe te atyre “miqve”, “aleateve” e “partnereve” tane historike e strategjike euro-atlantike te Brukselit por edhe te Washingtonit.

Qe na kane coptuar kesisoj, nje shtet e nje komb te ndare ne 5 shtete brenda e jashte vetes!!! Dhe mjaft te rikujtosh thenien e kollosit tone kombetar Fishta per “Europen’, e “no comment” sepse brenda saj i gjen te gjitha.

Por le te kthehemi tek Kombetarja jone e le ta leme menjane politiken e piset qe na ndan e le t’i mbeshtesim, t’i duam, t’i inkurajojme e t’i perkrahim si kurre me pare kete lojtare e kete staf te kesaj kombetareje qe me se shumti po na bashkon si kurre me pare.

Çfare s’ka brenda kesaj kombetareje, orthodokse si Strakosha, myslimane me shumice si me shume se gjysma e ekipit, katolike te konvertuar me Hysajn ne krye, bektashinj te mire prej Tetove etj, etj, por ama qe te gjithe per FE e ZOT te pare e te vetem kane Shqiperine!

Ka brenda kesaj kombetareje (fatkeqesisht) edhe socialiste e qe duan Ramen por ka edhe demokrate qe duan Saliun. Ka Cikallesh, Hysaj, Sadik qe pranojne te perdoren nga politika por ka edhe te tjere (fatmiresisht shumica) qe mbi Liderin e Partine kokefortesisht vene Shqiperine. Faleminderit dhe bravo ju qofte te tilleve.

Ka kjo Kombetare gjithe- shqiptare djem prej gjithkundi ku quhet Shqiperi e ku flitet shqip. Qe prej Brojes prej Malesise se Madhe qe thote bash mes Londres se zgjodha kombetaren e Shqiperise se aty eshte gjaku i prinderve dhe i familjes sime, por ka edhe nje Kastrat -porte teper te talentuar.

E mandej ka edhe shkodrane si Hysaj e Balaj, ka djem te mire e te urte prej Shqiperise se mesme, si Asllani, Roshi, Muçi, Uzuni, Bare, Cikalleshi, ke edhe prej Jugut si Strakosha, Mihaj etj, ka edhe dibrane dinjitoze si Qazim Laçi e Skuka.

Ka edhe te lindur e te rritur jashte kufijve te Shqiperise se pas ’90, madje pothuajse shumica por edhe te llojit model si Gjasula e Kumbulla me shoke ndaj dhe ju falet edhe ajo lloj shqipe pak “e trazuar”, e madje edhe per kete qe po bejne e per kete kombetare qe zgjodhen duhet t’u themi 100 here faleminderit sepse fare mire mund te kishin veshur fanellat e Greqise, Italise, Gjermanise, Maqedonise, Malit te Zi, Kroacise, Turqise etj etj.

Ka edhe unikale si Balliu prej Spanje qe po ne respekt te gjakut e origjines se tij e veçmas te prinderve te tij, ani pse nuk i ka patur te forta lidhjet e rrenjet me Atdheun e tij te te pareve te vet, zgjodhi fanelen Kuq e Zi.

Por ka ne historine e kesaj kombetareje edhe rrenegate e interesaxhinj te shpifur e te neveritshem qe kerkuan te bejne pazar me fanelen e shenjte te Shqiperise siç ishte rasti i “belgut- shqiptar” A.Januzaj. Sa turp!

I turpshem eshte edhe rasti flagrant i shqiptareve te Zvicres, Shaqiri, Xhaka, Behrami, Mehmedi, Xhemajli, etj qe nese eshte vertete i sakte fakti se atyre u kerkuan te paguanin mijera dollare ne kembim e ofrim te faneles se kombetares shqiptare (siç kane pohuar publikisht disa prej tyre) atehere turpi na mbulofte te gjitheve ne e veçmas ata palaço qe ishin dje e vazhdojne te jene ende edhe sot ne krye te FSHF e te shtetit shqiptar.

Dhe ka kjo Kombetare djem qe t’i “pish ne kupe” siç thote populli qe kur e veshin fanellen kuq e zi shperthejne ne lot, ndihen me krenare se kurre e i luten Zotit per Shqiperi e shqiptari. Rasti i fundit i Dakut nuk ka nevoje per komente te teperta.

Ka kjo kombetare edhe djem ku pjestare te familjeve te te cileve dhane gjakun e jeten per Lirine e Kosoves, nder, respekt e mirenjohje per jete per ta!

Ka kjo kombetare djem prej Kosove (gati gjysma e ekipit) si Berisha, Ajeti, Veseli, Lenjani, Selahi, Dermaku, Gjimshiti, Ismajli, Ramadani, Abrashi, T.Xhaka, Daku, Muja etj, qe te marrin gjak ne vetull e nuk jane thjesht e vetem per te kenduar Xhamadanin vija – vija e as per te thirrur kush s’kercen nuk osht shqiptar, por per shume me teper.

Se cilet jane djemte e Kosoves ne kete kombetare mjaft te kujtoni ate nate te zeze te Beogradit te tetorit 14 te 2014 dhe no comment.

Ka kjo kombetare edhe djem flori prej Tetove, Gostivari, Shkupi e Struge,shqiptare te mire, te urte, punetore, te mençur e patriote, .mjaft te permendim Asanin, Bajramin, Seferin, A. Mehmetin etj.

E nuk jam fort i sigurte nese ka ndonje djale prej Çamerie, e nese po do te ndihesha vertet fort mire sepse qe ka edhe me gjak prej shqiptareve te Malit te Zi kete e di fort mire.

Ani me mire se kushdo tjeter prej vitesh futbollin shqiptar si pjese e forte lidhese gjaku te Çamerise sone martire e perfaqeson zv. Presidenti i FSHF miku e vllau im i mire e i nje pasioni e kontributi te veçante Lutfi Nuri, e kjo nuk eshte pak.

Ka kjo kombetare ne krye te saj edhe nje trajner brazilian si Silvinjo e ndihmesa te tij prej Argjentine si Zabaleta qe po punojne exellent e qe ja duan fort te miren Shqiperise sone. Faleminderit zoterinj te nderuar, keni respektin e mirenjohjen e mbare shqiptareve!

E çfare nuk ka brenda vetes kjo Kombetare mbare- e gjithe-shqiptare qe si kurre me pare jo vetem qe eshte nder me te mirat e me te sukseshmet e historise se futbollit shqiptar por mbi te gjitha eshte puro Shqiptare. Ndaj dhe na ben krenare me shume se kurre! Ju duam fort djema, jeni Kartolina me e bukur e sotme e Kombit dhe e popullit tuaj! Zoti ju bekofte!