Largimi u arrit. Te gjithe jemi shprehur: Trajneri ka pergjegjesi direkte. Ai qe do te vije, duhet t’i vihen kushte: Te mendoje per grupin e punes (pa arnime). Te analizohet cila asht fryma ne grup.

Normat – si dikur, kush eshte ne gjendje ta perballoje kampionatin? Kush jane talentet e shkolles sportive dhe kush mund te afrohet? Te mendojme se cili mund te jete lojtari qe i duhet Vllaznise ne merkaton e janarit.

Vetem kombetarja ka 4 lojtare formacioni nga Malesija e Madhe dhe ne si Qark s’paskemi mundesi te gjejme djem te talentuar?

Largoni familjaritetin e semure ne grup te cilet prishin pune, ky asht i atij, se kete e do ai, e me rradhe. Traineri i ri te kete eksperience, stature karakteri, te jete jashte basteve dhe ta doje tifozerija dhe ekipi. Te kete mentalitet fituesi dhe te mos justifikohet dege me dege.

Mbi te gjitha te rregulloje mentalitetin e mbrojtjes pasi kemi vite qe bajme balet dhe hame gol ne minutat e fundit. Te gjejme nje mesfushor organizator dhe nje sulmues te dyte qe ti rrije afer Bales.

Mos harxhoni leke per 7 lojtare, bleni nje qe te beje diferencen! Rrogozhina pa eksperience bleu matane kontinentit Duamenen. Nje trajner i mire qe ka eksperiencen, e di se kush asht lojtari i duhur. Tani me qetesi, te shohim levizjet e rradhes…