E ardhmja e Skënderbeut varet shumë nga venimi I Gjykatës Federale në Lozanë, aty ku korçarët kanë dërguar vendimin e UEFA-s dhe CAS-it që I dënon me 10 vite mospjesëmarrje në kompeticionet evropiane, sit ë dyshuar për trukime ndeshjesh.
Korçarët janë duke pritur verdiktin e shkallës finale, për të hedhur më tej hapat e sezonit dhe projektit të ri.
Trajneri Ilir Daja është me një këmbë jashtë Korçës, ndërsa tre lojtarë kanë konfirmuar largimin dhe disa prej tyre janë prezantuar te skuadrat e reja. Sipas asaj që mëson newsport.al, vendimi duhet të kishte ardhur brenda qershorit, ndërsa pandemia e Covid-19 ka shtyrë verdiktin final.
Kështu, për Skënderbeun ka një datë të re që është e mërkura e 5 gushtit, atëherë kur pritet që gjithçka të jetë zbardhur dhe të kemi një vendim final. Korçarët janë duke kaluar orë ankthi, ndërsa e ardhmja dhe strategjia e klubit mbetet në dorën e gjyqtarëve në Lozanë./newsport/