Kompozitori i njohur, Osman Mula, tifoz i Gjermanisë, ishte i ftuar në emisionin “Skaneri i Botërorit”, në MCN TV, ku foli për Botërorin e Katarit. Ai tha se në Shkodër, më shumë se gjysma e qytetarëve, janë tifozë me Italinë.

Mula u shpreh se Katari nuk e ka mendjen te skuadra kombëtare, por të organizimi i evenimentit madhor.

Gjithmonë jam tifoz me Gjermaninë. Unë jam tifoz i gjermanëve, ashtu si shumë shkodranë. Pak më shumë se gjysma e Shkodrës është me Italinë.

Në këtë krizë globale, ku ka probleme të shumta, futja e Botërorit në mes, është gjëja më e mirë. Kjo u fut për shkak të problemeve të tjera.

Katari nuk e ka mendjen te futbolli i saj. Ndoshta, një pjesë e lojtarëve, një turn luanin futboll, ndërsa një turn punonin te stadiumet.

Sheikët e kanë te marketingu, hoteleria dhe turizmi. Kjo ka rëndësi për ta. Gjëja më e mirë është që ta shikojmë Europën sa është në gjendje të luajë, ku mbarojnë fazat deri në dhjetor.