Besa nuk ka asnjë fitore përballë Egnatias. Kryesuesit i kanë marrë 7 pikë në tri fazat e para dhe kavajasit tani kanë shansin për “revansh”.

Edhe pse nuk kanë më pretendime dhe mbi të gjitha kanë mungesa e largime të parakohshme.

Me shumë gjasa, trajneri Ndriçim Kashami ka menduar që t’u japë hapwsirws më shumë lojtarëve të rinj vendas dhe jo vetëm në sfidat e mbetura, në mënyrë që të afirmohen dhe të jenë gati me më shumë eksperiencë për sezonin e ardhshëm.

Egnatia nga ana tjetër e ka siguruar thuajse ngjitjen në elitë, por rrogozhinasit në këtë ndeshje do të synojnë pikët e plota, për më tepër që është një derbi me komshiun tradicional, ndërsa është vlerësuar shumë kjo ndeshje edhe nga trajneri Gugash Magani dhe stafi i tij që pritet të luajnë me skuadër të plotë…