“Panik” te skuadra e Kategorisë së Parë, Shënkollit. 3 lojtarë dyshohen se janë prekur me Covid-19 pasi kanë shfaqur simptoma.

Sipas asaj që raporton “Ora News”, ata kanë paraqitur temperaturë të lartë dhe janë izoluar direkt në pritje të përgjigjes së tamponit.

Lajmi konfirmohet nga zyrtarët e klubit dhe Shënkolli ndeshjen e fundit e ka zhvilluar një javë më parë ndaj Orikut.

Mësohet se 3 lojtarët janë takuar me një ish-futbollist që ka rezultuar pozitiv me Covdi-19 dhe nga ky takim mendohet se lojtarët e Shënkollit mund të jenë infektuar.

Ditën e nesërme pritet të dali përgjigja e tamponit, ndërsa në ankth mbetet edhe skuadra e Orikut./newsport/