Milan bëri një merkato shumë të fortë në verë dhe e filluan këtë sezon shumë mirë. Kuqezinjtë aktualisht janë në vendin e katër në renditjen e kampionatit italian.

Gjithsesi, ka pasur disa dyshime për të ardhmen e trajnerit italian, Xhenaro Gatuzo dhe mediat në Itali janë të bindura për largimin e tij, për t’i lënë pankinën një emri më të madh.

Flitej gjatë për një afrim të Kontes, por italiani nuk ka zgjidhur ende problemet e kontratës me Çelsin. Më vonë, në skenë doli emri i Arsen Venger dhe pas ardhjes së Gazidis nga Arsenali, pritej që shefit të klubit t’i bashkohej edhe trajneri francez, por nuk duket kështu.

Venger foli për të ardhmen e tij për “BeIN Sport”, ku hodhi poshtë një kalim të tij te Milani, por dhe te Reali i Madridit: “Milan dhe Real Madrid? Nuk ka pasur kontakte me Milanin apo Real Madridin, këtë unë jua siguroj”,- tha Venger, i cili nuk preferoi të flasë më shumë për të ardhmen e tij./vipsport/