Futbollisti me origjine nga Shkodra Roko Vata vazhdon që të tërheqë vëmendje me paraqitjet e tij me ekipin e Celtic teksa po luan si me ekipin e pare, ate te dyte si dhe me ekipin U19.
Vetëm dy ditë më parë ky futbollist do të debutonte me ekipin e parë të Celtic. Futbollisti me origjinë shqiptare do të aktivizohej në minutën e 84 në fushën e blertë.
Ndërkohë pas vetëm dy ditësh, Roko Vata do të kthehej me ekipin e dytë. Ai ka arritur që të shënojë në fitoren e thellë në derbi të Celtic B ndaj Rangers B në shifrat 5-2. Goli i Vatës do të ishte i pari për Celtic, që pasoi festivalin e vërtetë.
Kujtojme qe Roko eshte djali i ish- kapitenit te kombetares shqiptare Rudi Vata dhe per momentin ka zgjedhur te perfaqesoje kombetaren e Irlandes, nderkohe qe per te ardhmen ende nuk eshte e qarte se me ke do te luaje.