Vllaznia humbi mesjaven e kaluar ndaj Tiranes per kampionat ne “Qazim Dervishi” dhe trajneri i Vllaznise Nikola Milatoviç u mbyll ne dhomat e zhveshjes duke bere analizen e humbjes bashke me lojtaret.

Mediat e pranishme ne pallatin e sportit, priten me kot per gati 30 minuta daljen e tij para kamerave per te dhene prononcimin e rastit ashtu siç ndodhe zakonisht pas çdo ndeshje, por me kot.

Historia u perserit edhe mbreme. Trajneri i Vllaznise i zhgenjyer nga humbja ndaj Rahovecit ne ndeshjen e Liges Unike, serish nuk eshte prononcuar per mediat. Kuptohet qe ai nuk ka asgje me gazetaret, por eshte i merzitur mesa duket me situaten ne te cilen ndodhet Vllaznia.

Ajo ka patur shume oshilacione kohet e fundit e kjo po reflektohet edhe me rezultatet ne fushen e lojes. Ne kampionat nuk eshte me ne vendin e pare, nderkohe qe ne Ligen Unike ka vetem nje fitore ne pese ndeshje.

Natyrisht qe Milatoviç duhet t’i beje analizat me ekipin dhe madje edhe me tone te larta sepse humbje si ajo e mbremshmja ndaj Rahovecit kur skuadra udhehiqte me 16 pike dhe ne perioden e fundit prishin gjithçka duke e humbur kete perballje, kane vend per analize te hollesishme.

Megjithate, tekniku i suksesshem malazez duhet te beje edhe detyren e tij per te qene korrekt me mediat dhe me publikun qe eshte pas tyre. Per te thene se çfare po ndodh me Vllaznine dhe a ka shprese per rikthim te situates./SHKODRA-SPORT.COM/