Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Paraqitje e dobët', Brdariç nuk fshihet: U thashë lojtarëve që ishte e...

‘Paraqitje e dobët’, Brdariç nuk fshihet: U thashë lojtarëve që ishte e pamundur të luanim më keq

Thomas Brdariç ka pranuar se skuadra e tij ka bërë një paraqitje shumë të dobët ndaj Dinamos. Në “SuperSport” ai shpejgoi se ua kishte bërë të qartë lojtarëve që kishin gabuar shumë.

“Nuk është e drejtë të krahasosh ndeshjet, kohë tjetër e mundësi të tjera. Kemi luajtur jashtë fushe ndaj një ekipi që nuk ka pasur rezultate, por jo mungesë kualiteti.

U thashë lojtarëve që isha kurioz si do të përballonim këtë ndeshje dhe e pashë në pjesën e parë se si ishte një paraqitje e dobët nga ne me shumë gabime taktike. Dhe nëse luajmë ashtu nuk do të jemi të suksesshëm.

Në pushimin e ndeshjes u thashë lojtarëve që është e pamundur të luajmë njëlloj keq dhe ndryshuam. U përmirësuam dhe na mungoi fati që të shënonim në pjesën e dytë.

Nuk arritëm të shpërthenim në krahë, duhej të fitonim duele, por nuk ia dolëm. Mendoj se ishte mungesë e dueleve të fituar, por për mua ishte thelbësore që në pjesën e parë nuk fituam topin e dytë dhe mendoj se pse nuk ia dolëm të hynim mirë në ndeshje”, tha Brdariç.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments