Ndeshja mes Partizanit dhe Teutës, e cila ishte e prapambetur dhe e vlefshme për javën e parë të Superiores është mbyllur në barazim. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me rezultatin 1-1. Golin për Teutën e shënoi Peposhi, ndërsa për Partizanin ishte Keko që gjeti rrugën e rrjetës.

Sfida nisi me shumë vrull nga të dyja skuadrat, por u arrit të zhbllokohej vetëm në minutën e 24′ me Peposhin. Daci ka shpërdoruar disa raste për të dyfishuar shifrat.

Barazimi i sfidës erdhi në të 75′ nga Keko. Sulmuesi bëri sërish heroin për të kuqtë pasi arriti ti dhuronte pikë pas derbit me Tiranën ku ishte pikërisht ai që shënoi.Pas kësaj sfide, Partizani mbetet në vendin e dytë me 30 pikë dhe Teuta në vendin e fundit më 14 pikë.


PARTIZANI 1-1 TEUTA

75′ Keko /24′ Peposhi