Do te nise pasneser ne Ferizaj te Kosoves edicioni i trete i Liges “Gjergj Kastrioti” ne volejboll per meshkuj. Ne edicionin e sivjetem marrin pjese 8 ekipe, 4 me te mirat e Shqiperise dhe 4 me te mirat e Kosoves.

Pjesmarres eshte edhe ekipi i Vllaznia qe drejtohet nga trajneri Artan Kalaja. Ai do te jete pjesmarres i grupit A sebashku me Partizanin, Ferizajn dhe Skenderbeun.

Ndeshjen e pare Vllaznia do ta luaje diten e shtune ne oren 19.30 ndaj ekipit vendas te Ferizajt ne pallatin e sportit “Bill Klinton” te Ferizajt, ndersa nje dite me pas, shkodranet do te ndeshen me Skenderbeun, ndeshje qe do te nise ne oren 13.00 ne te njejtin pallat sporti.

Ndeshjet e kesaj Kupe do te zhvillohen me sistem grumbullimi si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi dhe padyshim qe Vllaznia do te synoje te beje nje paraqitje sa me te mire, pse jo edhe per te tentuar fitoren e saj./SHKODRA-SPORT.COM/