Rezultatet e fundit te Terbunit nuk kane qene ato te duhurit dhe si rrjedhoje drejtuesit e tij kane shprehur pakenaqesi per skuadren teksa presin edhe reagimin e saj ne dy ndeshjet e fundit te ketij viti.

Ka qene vete kryebashkiaku- presidenti Rrok Dodaj i cili ne nje prononcim per mediat, ka bere te ditur edhe nje ultimatum qe i ka vendosur skuadres teksa eshte shprehur:

“Terbuni vertete ndodhet ne vendin e peste, por ne nuk heqim dore nga synimi yne per t’u ringritur. Do te kapim te pakten zonen play-off. Prisja fitore me Veleçikun ne ndeshjen e fundit, por nuk ndodhi keshtu.

Mungesat ndoshta na penalizuan, pasi nuk kishim ne dispozicion per kete ndeshje Filipin dhe Hoxhajn. Jane edhe dy ndeshje per te mbyllur vitin 2023 dhe kerkoj kthesen nga lojtaret.

Ta mbyllim vitin me gjashte pike me shume ne renditje, duke mundur fillimisht Sopotin dhe me pas Adriatikun. Sa i takon merkatos se janarit, duhet te bejme afrime sa me cilesore. Kjo duhet te behet ne bashkepunim me trajnerin Bardhi dhe drejtorin teknik Pjetri.

Me perforcimin e skuadres shpresoj se do te renditemi ne vendet e para. Une u bej thirrje te gjithe pukjaneve t’i bashkohen Terbunit sepse te gjithe i kane dyert e hapura. Nese do te vijne, besoj se do te shohim nje ekip me ambicje ne kampionatin shqiptar”.