Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPartizani “mbyll” kampionatin, të kuqtë mundin edhe Teutën. Shënon edhe Erald Çinari

Partizani “mbyll” kampionatin, të kuqtë mundin edhe Teutën. Shënon edhe Erald Çinari

Partizani arriti të fitonte me shifrat 3-0, sfidën e javës së 25-të, në shtëpi ndaj Teutës. Pas humbjes së Kukësit ndaj Skënderbeut, “demat” arritën të vendosnin një dorë tek titulli, pas kësaj fitoreje.

Gjithçka u vendos shumë shpejt dhe me lehtësi për ekipin e Gegës, që në pjesën e parë. Ishte mesfushori Bruno Telushi, që me një të djathtë të fuqishme nga goditja e dënimit, zhbllokoi shifrat që në minutën e katërt.

Më pas loja u duk e qetë, deri në minutën e 32-të, kur Asani përfitoi nga një top i kthyer gabim nga Avdyli, dhe me një vrapim të shpejtë, arriti të futej në zonë, ku Kallaku i shkaktoi penallti. Nga 11 metra largësi, nuk gaboi Ardit Hila, i rikthyer në këtë sfidë.

Ekipi i Gegës humbi në pjesën e dytë Telushin, për një dëmtim, por gjithsesi, arriti të menaxhonte fitoren. Në minutën e 90, golin e gjeti edhe Ardit Hila, teksa Teuta ishte hedhur në sulm. Nga ana tjetër, ekipi i Shkëmbit u duk i pafuqishëm për të reaguar, dhe nuk mundi të bënte asgjë për të marrë të paktën një barazim.

Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e 53 pikëve, në vendin e parë, plot 9 më shumë se Kukësi, dhe tashmë shpresat për t’u shpallur kampion rriten akoma më shumë. Teuta mbetet në vendin e tretë, me 40 pikë.

Partizani-Teuta 3-0

GOL: Telushi 4′, Hila pen. 32′, Çinari 90′ /

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments