HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPartizani zyrtarizon afrimin e mbrojtësit, e merr nga Vllaznia

Partizani zyrtarizon afrimin e mbrojtësit, e merr nga Vllaznia

Ekipi i Partizanit ka zyrtarizuar afrimin më të ri në organikën e ekipit. Futbollisti 19-vjeçar, Senad Hysenaj, do të jetë pjesë e Partizanit gjatë ndeshjeve të ardhshme. Hysenaj luan në rolin e mbrojtësit në krahun e majtë, ndërsa klubi ka njoftuar kontratën 3-vjeçare të këtij lojtari me ekipin e Partizanit. Ky afrim është bërë publik prej disa ditësh, por në ditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi nga vetë klubi, për përfundimin e tratativave me shkodranin.

Hysenaj ka qenë pjesë e akademisë së Vllaznisë, përpara se të vihej në urdhërat e Starovës. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments